Ndeshja nis në ora 19:00

Ndeshja nis në ora 19:00

Kombëtarja e Kosovës U21 do të ndeshet sonte me Gjermaninë në Osnabrück, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2019.

Kombëtarja e Kosovës, Gjermanisë i shkon pas fitores senzacionale kundër Norvegjisë, ku nga 0-2 kur ishte duke humbur e riktheu rezultatin në 2-3 dhe shënoi fitore.

Për sfidën ndaj Gjermanisë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, gjatë tre ditëve në Gjermani kanë punuar si në aspektin teknik e taktik, ashtu edhe në analizën e lojës së kundërshtarit./21Media