Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj

Sot, Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, priti në takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Brian Yee.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli, në emër të Ministrisë dhe FSK-së e falënderoi zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Yee, për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Demolli e njoftoi Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare si dhe për procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së.

Nga ana e tij, zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të shtetit për Çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Yee, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj./21Media