Uashingtoni le të hapur mundësinë për biseda me Penianin

Negociata, nëse Koreja Veriore heq dorë nga testet bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shqyrtonin mundësinë e bisedave me Korenë e Veriut, nëse Peniani ndal të gjitha testet e veta bërthamore dhe të raketave balistike, deklaroi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Niki Hejlli, shkruan rtv21.tv

Hejlli deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm që të hyjë në negociata, nëse Peniani ndërpret të gjitha testet bërthamore dhe raketore.

Ajo më tutje shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, aleati i vetëm diplomatik dhe ushtarak i Koresë së Veriut, po punojnë në hartimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit, për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Penianit.

Më herët, presidenti i ri i Koresë së Jugut, Mun Xhe In, deklaroi se gjasat janë të mëdha për fillimin e një konflikti me Korenë e Veriut. Tendosjet mes Koresë së Jugut dhe Veriut janë thelluar dukshëm gjatë vitit 2016, kur Peniani zhvilloi disa teste bërthamore dhe të raketave balistike./21Media

Back to top button