Kështu thuhet sipas zyrtarëve kurdë

Kështu thuhet sipas zyrtarëve kurdë

Zyrtari më i lartë i autoriteteve kurdë për luftë kundër terrorizmit ka deklaruar sot se është 99 për qind i bindur se udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakër Al Bagdadi, është gjallë dhe se gjendet diku në jug të qytetit Raka.

Më herët janë publikuar raporte, sipas të cilave Bagdadi është vrarë gjatë një sulmi ajror të forcave ruse në Siri.

Lahur Talabani tha se Bagdadi është gjallë, se ai posedon informata se udhëheqësi i Shtetit Islamik është gjallë dhe se është 99 për qind i bindur se Bagdadi nuk është vrarë.

Talabani tha se nuk duhet të harrohen rrënjët e Al Bagdadit në radhët e Al Kaidës në Irak dhe se ai e di se si duhet të fshehët nga forcat e sigurisë.

Siç dihet, forcat irakiane të sigurisë kanë dëbuar pas tre vjetëve islamistët nga qyteti i Mosulit dhe ata tani po përballen me trysni edhe në qytetin Raka, në Siri, qendrën e fundit të madhe të kalifatit të tyre të vetëshpallur.

Talabani tha se pas humbjes që pësoi në Mosul, Shteti Islamik mund të ndryshoi taktikën dhe të udhëheqë një kryengritje, të ngjashme me atë të Al Kaidës./21Media