Samiti i SHBA- Kore e Veriut

Samiti i SHBA- Kore e Veriut

Donald Trump dhe Kim Jong-un janë bërë presidentët e parë të SHBA-ve dhe Koresë Veriore që janë takuar, pas një viti që shkëmbyen akuza dhe kërcënime me njëri-tjetrin.

Presidentët shtrënguan duart në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit para se të vazhdonin bisedimet.

Trump tha se “është bërë shumë përparim” dhe tha se së shpejti do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit me Kim, raporton BBC.

Ata kanë diskutuar mbi zbutjen e tensioneve dhe çarmatimin bërthamor.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë dokumenti do të nënshkruajnë dy udhëheqësit.

Analistët janë të ndarë në atë që do të arrijë samiti. Disa e shohin atë si një fitore propagande për Kim, të tjerë një rrugë të mundshme për paqen./21Media

Nesër samiti SHBA-Kore e Veriut