Stjuardesa mundohet ta qetësoj situatën

Stjuardesa mundohet ta qetësoj situatën

Njerëzit që udhëtojnë me aeroplan dëshirë të vetme e kanë që të arrijnë në destinacion të sigurtë dhe pa ndonjë turbulencë gjatë fluturimit.

Por, për dy persona që ishin të ulur pranë njëri-tjetrit, kishin një “problem” tjetër, njëri kërkonte të hapej roleta e dritares pranë krahut të fluturakes, e tjetri të mbyllej.

Një video e cila është bërë virale, shfaq dy burra që grinden vazhdimisht rreth roletës së dritares, sa që në një moment detyrohet stjuardesa të ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Por, pjesa qesharake e kësaj grindje është këmbëngulësia e njërit që vendos ta mbaj lartë roletën duke e mbajtur më dorë. /21Media