Udhëtarët nga Italia iu nënshtrohen kontrolleve në aeroportin “Adem Jashari”

Koronavirusi në Itali, rriten masat në aeroport

Shpërthimi i koronavirusit në Itali ka bërë që të mobilizohen më shumë vendet e rajonit e përjashtim nuk bën as Kosova.

Janë rritur masat e kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për udhëtarët të ardhur nga Italia.

Zëdhënësja e ANP-së “Adem Jashari”, Valentina Gara për 21Media tha se janë dy fluturime të enjten dhe të dielën destinacion Itali- Kosovë.

Ajo pohoi se udhëtarët që vijnë nga ky vend iu nënshtrohen kontrolleve. “Kanë kontrollë nga mjeket tanë të cilët do të qëndrojnë afër udhëtarëve të këtyre fluturimeve dhe në rast të dyshimit të ndonjë udhëtari me koronavirus atëherë udhëtari do të izolohet dhe ISHPK do të njoftohet për masa të mëtutjeshme nga ana e tyre.”, bëri të ditur Gara.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneton, Emilia Romagnan, Piemonten dhe Lazion./21Media

Back to top button