Serbia mund të luajë pa tifozë

Serbia mund të luajë pa tifozë

Kombëtarja e Serbisë në futboll do të përballet me një dënim të ri nga UEFA, pasi kjo e fundit ka filluar procedurat disiplinore për ndeshjen kundër Ukrainës.

Sipas mediave serbe edhe pse kishte më pak se 5,000 njerëz në stadium, brohoritjet e tyre “Kosova është Serbi” kanë tërhequr vëmendjen e UEFA-s.

Serbia ishte dënuar edhe më herët për shkak të veprimeve të ngjashme në ndeshjen kundër Portugalisë. UEFA pritet ta dënojë Serbinë duke e detyruar të luajë pa shikues./21Media