UEFA ka gjobitur Crvena Zvezda me 50 mijë euro

UEFA ka gjobitur Crvena Zvezda me 50 mijë euro

Në përballjen ndërmjet Crvena Zvezda dhe Tottenham që do të zhvillohet në Angli, nuk do të lejohen tifozët serbë.

UEFA ka dënuar klubin serb, Crvena Zvezda për shkak se tifozët e tyre kanë bërë thirrje raciste në fazën kualifikuese të Ligës së kampionëve kundër Helsinki. Përveç dënimit të tifozëve, UEFA ka gjobitur edhe klubin me 50 mijë euro.

Vitin e kaluar, Crvena Zvezda ka paguar një shumë prej 191 mijë euro, për shkak të dënimeve nga UEFA./21Media