Berisha vlerësohet nga UEFA

Berisha vlerësohet nga UEFA

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Anglia mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Në stadiumin “St Mary”, djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën me rezultat 5:3 në një ndeshje spektakolare.

Dy gola për Kosovën dje shënoi mesfushori Valon Berisha i cili dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në fushën e lojës. Paraqitja e Berishës ka rënë në sytë e mediave ndërkombëtare si dhe te shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

UEFA ka përzgjedhur Berishën në mesin e katër futbollistëve me paraqitjet më të mira në ndeshjet e mbrëmshme.