Manchester City në hetime

Manchester City në hetime

Manchester City rrezikon seriozisht të përjashtohet nga gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve, për të paktën një sezon, për shkak të shkeljeve të dyshuara financiare.

Organi hetues i shtëpisë evropiane të futbollit (UEFA), është duke e zhvilluar një hetim ndaj Manchester City dhe pritet t’i kërkojë UEFA-s ta pezullojë kampionin e Anglisë nga Liga e Kampionëve.

Organi hetues i UEFA-s e është duke kryer hetim ndaj llogarive bankare të City, pasqyrimet e të cilave u zbuluar vitin e kaluar, pas akuzave se klubi, i cili është në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed al-Nahyan, i kishte shkelur rregullat e Financial Fair Play të UEFA-s.

City ka mohuar çdo akuzë për shkeljen e rregullave të FFP-së.