Kosova dhe Rusia në konkurencën e femrave do t’i zhvillojnë ndeshjet në vende neutrale

Kosova dhe Rusia në konkurencën e femrave do t’i zhvillojnë ndeshjet në vende neutrale

Paneli i Urgjencës i UEFA-së u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

Ekipet nga Kosova dhe Rusia, duke përfshirë edhe ekipet kombëtare, nuk do të përballen më kundër njëra-tjetrës. Paneli e mori këtë vendim për shkak të sigurisë.

Sa i përket kualifikuesve për femrat për Euro 2021, ku këto dy shtete janë në grupin A, të dy ndeshjet do t’i zhvillojnë në vende neutrale.

Rusia dhe Kosova janë në grupin A, në kuadër të kualifikimeve për Europianin 2021. Në vendin e parë janë rusët me 6 pikë, po aq sa ka edhe Holanda në vendin e dytë. Ndërsa skuadra e Kosovës gjendet në vendin e katërt me katër pikë./21Media