"I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA"

“I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA”

Milot Rashica ka mbyllur sezonin më të mirë të karrierës. Sulmuesi i Kosovës ka shkëlqyer me ekipin e tij të Werder Bremen-it duke u kthyer në lider të gjermanët.

Ai e mbylli sezonin në Bundesligë me 26 ndeshje të luajtura ku shënoi 9 gola, ndërsa realizoi 3 gola në 4 sfida të kupës.

Shtatshkurtri nuk ndalet as me përfaqësuesen e “Dardanëve”, pasi ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet kualifikuese, por ka kryer asistin e fitores për Elbasan Rashanin në minutat e fundit të lojës mbrëmë kundër Bullgarisë për 2-3.

Faqja zyrtare e Euro2020 në Facebook i ka kushtuar një postim fantastik Rashicës, duke e cilësuar si futbollist të klasit botëror.

“Ai nuk ka vëmendjen e mediave, pasi nuk vjen nga Brazili apo Spanja, por ka kualitetin e një lojtari të klasit botëror. I pathyeshëm, i jashtëzakonshëm, i pafalshmi MILOT RASHICA”, ka shkruar faqja zyrtare e Euro2020.