Ujërat e zeza vazhdojnë të jenë sfidë për Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës nga 1 korriku do të mbyllet për t’iu nënshtruar një procesi të rinovimit.
Tashmë një kohë të gjatë, Teatri ka qenë duke u përballur me probleme të shumta, gjëra të cilat kanë pamundësuar funksionimin normal të teatrit.
Këtë e pohoi edhe Shkurte Aliu në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” të RTV21.
Aliu përmendi një sërë çështjesh me të cilat po përballet Teatri. Ujërat e zeza e sistemi i ndriçimit ishin dy nga të shumta të tjera, e që të dyja janë probleme të kahmotshme të cilave nuk u është u bërë zgjidhje, të paktën jo deri më tani./21Media

Back to top button