Nivelet e ujit në liqene

Nivelet e ujit në liqene

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Këtë e bëri të ditur Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që uji sot nuk të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, pasi i zvogëlon rezervat e ujit të pijshëm.

Duke falënderuar të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, KRU “Prishtina” fton secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë, sipas tyre, mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat.

“Kompania iu ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme konsumatorëve borxhlinj për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU “Prishtina”. Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjatë duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit./21Media