Disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës

Disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin.

Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit kanë njoftuar se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në sipërfaqe.

Vetëm gjatë kësaj ekspedite, që ishte ndërmarrë në fund të muajit të kaluar, shkencëtarët kanë vënë re 850 salmonë të ngordhur, por kanë thënë se në total numri ishte 4 deri në 10 herë më i lartë.

Shkencëtarët kanë menduar se parazitët ose infeksionet kanë sjellur  këtë situatë, por peshqit ishin shumë të shëndetshëm dhe nuk kishte shenja se ishin prekur nga ndonjë infeksion.

Ata kanë arritur në përfundimin se ky numër i lartë i ngordhjes ka përkuar me valën e të nxehtit, që do të thotë se i nxehti kishte shkaktuar ngordhjen.

Temperaturat në ujë, ashtu sikurse ato të ajrit, kanë thyer rekorde këtë vit.

Prej vitit 2002, shkencëtarët kanë qenë duke e matur temperaturën në Cook Inlet, pjesë e Gjirit të Alaskës dhe temperaturat nuk kanë kaluar asnjëherë 24 gradë celsius.

Mirëpo këtë vit, temperaturat në këtë zonë ujore kishin shkuar afërisht 28 gradë celsius. Shkencëtarët kanë thënë se këto janë temperatura shumë të larta që e vështirësojnë procesin e frymëmarrjes për salmonët.