Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të garave për kualifikim në Botërorin Rusi 2018

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të përballet me Turqinë në kuadër të garave për kualifikim në Botërorin Rusi 2018

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, në konferencën për media të mbajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, përballjen e radhës kundër Turqisë, që zhvillohet nesër në kuadër të eliminatorit për Botërorin 2018, e konsideron si mjaft të fortë.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, me një ekip të fortë, por edhe ne kemi punuar, ndonëse kemi pasur disa lëndime, por shpresoj se me përkrahjen do të arrijmë qëllimin”, tha portieri i Kosovës.

Edhe Enis Alushi u shpreh se kanë të bëjnë me një kombëtare cilësore, ndërsa premtoi se futbollistët e Kosovës do të angazhohen në terren për fitore