Uki nuk di të ndalet

Loading...

Uki nuk di të ndalet

Këngëtari shqiptar, Uki Latifi është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer, i cili vazhdimisht sjellë projekte të reja.

Uki si duket nuk di të ndalet, ai së fundmi ka treguar se është duke punuar për këngën e tij të re.

Përmes një postimi në Instagram, Uki ka zbuluar një pjesë të tekstit të kësaj kënge që do të publikohet së shpejti.

“Na dy bashk mujna me ndriçu si yjet. Edhe pse thojnë që nuk ngjitet ç’a thyhet. EDHE PAK DIT’ !!! #YJET”, ka shkruar ai në Instagram.


“S’jena” titullohet kënga e fundit e Ukit, e cila është publikuar në muajin nëntor. Kjo këngë  është pëlqyer shumë nga publiku dhe në kanalin Youtube numëron mbi 1 milionë klikime. /21Media