Ai paralajmëroi edhe një bashkëpunim me një reper

Ai paralajmëroi edhe një bashkëpunim me një reper

“Sjena” është projekti i fundit i Uki Latifit që u publikua para pak ditësh, për tekstin e së cilës u përkujdes vetë këngëtarit.

Këngëtari po shijon suksesin e kësaj kënge, megjithatë nuk po ndalet.

Ai ishte i ftuar në emisionin e përjavshëm “1 Kafe prej Shpisë” që transmetohet në RTV21 dhe foli për angazhimet e tij në skenën muzikore, shkruan rtv21.tv

Ndër tjerash, Uki paralajmëroi një projekt të ri i cili sipas këngëtarit është projekt i përfunduar dhe tha se nuk mendon se do të publikohet së shpejti, mirëpo sipas tij gjasë nuk do të publikohet këtë vit.

Ndërkaq, për duete tha se i pëlqejnë shumë dhe se e pasurojnë projektin muzikor. Ndërkohë, duke folur për duetet, Uki tha se ka menduar për një bashkëpunim të mundshëm me ndonjë reper, mirëpo nuk dha ndonjë detaj./21Media