Ukraina dërgon tanket në Donbass

Ushtria ukrainase ka transferuar më shumë se 60 tanke dhe automjete luftimi të këmbësorisë në Donbass, njofton TASS duke cituar mediat lokale pro-ruse

Raportohet se zëdhënësi i të ashtuquajturës Ministri e Mbrojtjes së Republikës Popullore të Donetskut (DNR) Danil Bezsonov, tha se forcat ukrainase filluan të shtojnë forcat në Donbass, ku ata lëvizën tanket dhe aviacionin përgjatë vijës së demarkacionit me DNR.

“Gjatë dy ditëve të fundit, tanket dhe batalionet e mekanizuara të Brigadës së 93-të janë në të njëjtën kohë në stacionin hekurudhor Konstantinovka, duke shtuar forcat për më shumë se 60 tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë”, tha ai.

Shërbimet e inteligjencës të DNR-së të vetëshpallur raportuan se katër Su-25 ishin dërguar nga Melitopol në aeroportin në Berdansk.

Bezsonov tha se këta aeroplanë mund të përdoreshin për operacione të mbështetjes nga zjarri gjatë sulmeve masive të ajrit.

Që nga fillimi i konfliktit të Donbass në prill 2014, ishin shpallur më shumë se 20 armëpushime dhe ai i fundit ishte në fuqi më 29 gusht të këtij viti.

Deri tani, megjithatë, nuk është arritur një armëpushim afatgjatë.

Back to top button