Ukraina ndërpret furnizimin me energji elektrike

Rreth 90 milionë euro fatura të papaguara

Për shkak të mos pagesave, Ukraina ndërpreu furnizimin me energji elektrike në territoret nën kontrollin separatist prorus në rajonin e Luganskit, në Lindje të vendit.

Autoritetet rebele bënë të ditur ndërkohë se kanë rivendosur menjëherë furnizimin me energji elektrike në sajë të ndihmës së ofruar nga pala ruse.

Kievi akuzon këtë rajon se i detyrohet rreth 90 milionë euro fatura të papaguara të energjisë elektrike.

“Mbrëmjen e djeshme keni ndalur plotësisht furnizimin me energji elektrike në territore jashtë kontrollit të rajonit të Luganskit”, njoftoi në Facebook drejtori i furnizuesit publik të energjisë elektrike “Ukrenergo”, Vsevolod Kovaltchouk.

Ministri i Situatave Emergjente i rajonit rebel, Sergey Ivanushkin bëri të ditur se ndërprerja nuk zgjati më tepër se 40 minuta.

Sipas zyrtarit rebel, Vladislav Deinego, Rusia fqinje i ka ardhur menjëherë në ndihmë në Lugansk nëpërmjet linjave të saj elektrike.

Back to top button