Ulen rendimentet e grurit dhe elbit

Rendimentet janë prej 2.000 deri 2.500 kilogramë për hektarë

Përfundoi korrja e elbit në rajonin e Kumanovës, ndërsa janë korrur edhe mbi 90 përqind nga sipërfaqet me grurë, por rendimentet e të dy kulturave janë më të ulëta në krahasim me vitet paraprake, më shumë për shkak të kushteve të pavolitshme të motit.

Siç informon udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Naser Dauti te ndërmarrjet bujqësore rendimentet janë prej 2.000 deri 2.500 kilogramë për hektarë, ndërsa te bujqit individual 1.000 deri 1.500.

“Në Kumanovë, Likovë dhe Nagoreçan të Vjetër janë mbjellë 12.820 hektarë grurë prej të cilëve pjesa më e madhe te bujqit individual, 10.820. Elb është mbjellë në 8.713, prej të cilave 7.713 te bujqit individual”, kumtoi Dauti.

Bujqit e të tri komunave kanë korrur edhe tërësisht e kanë përfunduar korrjen e thekurit në sipërfaqe prej 347 hektarë, si dhe tërshëra e cila këtë vit ka qenë prezent në 901 hektarë, shkruan TV21./21Media

 

Back to top button