“Ulpiana” ende pa ngrohje qendrore, Termokos tregon arsyet

Banorët e lagjes “Ulpiana” pa nxemje

Ndërmarrja “Termokos” njofton konsumatorët e lagjes “Ulpiana”, se sot në orët e pasdites është identifikuar një rrjedhje në gypin e ngrohjes në afërsi të shkollës “Hasan Prishtina”.

Si pasojë e kësaj rrjedhjeje ndërmarrja është detyruar që të ndërpresë furnizimin me ngrohje për banorët e kësaj lagjeje.

Ndërkohë ekipet e “Termokosit” kanë dalë në terren për të sanuar dëmtimin e gypit të ngrohjes.

“Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të lagjes “Ulpiana”, derisa të rikthehet furnizimin me ngrohje qendrore.

Back to top button