Guri i madh shenjon fejesën e tretë të Paris Hilton

Guri i madh shenjon fejesën e tretë të Paris Hilton

Biznesmenja, modelja, aktorja e këngëtarja e njohur Paris Hilton dje u fejua me të dashurin e saj, Chris Zylka.

Zylka i propozoi kur ata ishin duke pozuar për foto, në mal, duke i dhuruar atë që mund të jetë unaza më e madhe që kemi parë, e vlerësuar 20 karatë dhe me një çmim afërsisht 2 milionë dollarë.

Ndryshe, lajmin e fejesës e ka bërë të vetë Paris Hilton përmes disa fotografive të publikuar në rrjetin social Instagram. “I thash Po. Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që u fejova me dashurinë e jetës sime. Po ndihem vajza më me fat në botë. Ti je ëndrra ime e realizuar! Faleminderit që më tregove se përrallat ekzistojnë”, ka shkruar ajo.