Unaza pritet t’i sjellë përfitime të mëdha pronarit

Unaza pritet t’i sjellë përfitime të mëdha pronarit

Tom Clark nga Buckinghamshire e Anglisë sa ishte duke punuar në fushë  para 40 vitesh kishte gjetur një unazë për të cilën kishte menduar se nuk është e vlefshme dhe e mbylli në një kuti, të cilën e la në garazh për të mos e hapur më.

Derisa pensionisti po pastronte, e gjeti sërish këtë stoli të harruar për disa vite dhe vendosi ta dërgonte për vlerësim, ani pse priste ndonjë përfitim.

Ai mbeti i befasuar kur unaza doli të jetë e vjetër rreth 700 vjet dhe vlente shumë, andaj vendosi ta dërgonte në një ankand. Shënimet në gjuhën latine, tregonin se është një unazë mesjetare që është punuar në vitin 1935.

Raportohet se, në ankand unaza që u gjet për të dytën herë, pritet t’i sjellë përfitime të mëdha, deri në dhjetëra mijëra euro. /21Media