Rekordi i ri Guinness

Rekordi i ri Guinness

Një rekord i ri Guinness është vendosur me një unazë me më së shumti diamante. Unaza në vlerë 4.4 milionë euro përmban rreth 7,777 diamante e me bazë ari prej 18k.

Kjo unazë është krijuar nga “Lakshikaa Jewels” nga Mumbai në Indi.

Një ekip i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli.

Drejtues i këtij projekti ishte themeluesi i “Lakshikaa Jewels”, Naveen ‘Prince’ Bhandari, i cili shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.

Nuk mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit./21Media