UND siguroi me si 12.000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli

UND siguroi me si 12.000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli

Në kuadër të mbështetjes së institucioneve në luftën kundër koronavirusit të ri, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar artikuj mbrojtës Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), për luftimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe Njësiteve profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj më të nevojshëm mbrojtës, si 12.000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

UNDP dhe AME janë partnerë shumëvjeçar që kanë bashkëpunuar në një numër projektesh për të adresuar parandalimin por edhe pasojat e fatkeqësive natyrore.

Kujtojmë që, në Kosovë numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 71, ndërsa një person ka vdekur.