Ronaldo synon të fitoj tetë Topa të Artë

Ronaldo synon të fitoj tetë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo ka thënë se do të donte të fitonte së paku 8 Topa të Artë. Në një intervistë, ylli portugez ka thënë që do t’i pëlqente të ishte lojtari që ka fituar më së shumti Ballon d’or duke e lënë pas Lionel Messin.

“Do të doja të kisha numrin më të madh të Topave të Artë. Besoj se e meritoj një arritje kaq të madhe. Messi është një lojtar dhe person fantastik por kur të fitoj gjashtë, shtatë apo tetë do ta kaloj atë”, tha Ronaldo.

Ylli i Juventusit dhe sulmuesi i Barcelonës kanë nga pesë Ballon d’or secili.

Për 10 vite me radhë Messi dhe Cristiano Ronlado kanë fituar nga 5 Topa të Artë. Kurse, vitin e kaluar ai që e rrëmbeu këtë çmim ishte mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ./21Media