UNICEF-i në deklaratën e publikuar sot se fëmijet po përdoren si kamikaz nga Boko Haram

UNICEF-i në deklaratën e publikuar sot se fëmijet po përdoren si kamikaz nga Boko Haram

Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se organizata terroriste Boko Haram, gjithnjë e më shpesh është duke përdorur fëmijët si kamikazë dhe se që nga janari i këtij viti janë kryer numër i njëjtë i sulmeve, sa janë kryer gjatë gjithë vitit të kaluar.

UNICEF-i në deklaratën e publikuar sot theksoi se në vitin 2014 të paktën 117 sulme me bomba në rajonin e liqenit Çad, në Afrikën Qendrore, janë kryer nga fëmijët dhe rreth 80 për qind e tyre me eksploziv në trup ishin vajza.

Marie-Pierre Poirier, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it, theksoi se prania e fëmijëve pranë tregjeve, apo pikave të kontrollit shkakton frikë.

”Si rezultat, rreth 1500 fëmijë janë arrestuar vitin e kaluar në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad”, tha ajo.

“Fëmijët janë viktima, jo autorët e krimit. Detyrimi për të kryer akte të tilla të tmerrshme është për t’u dënuar”, theksoi Poirier.