Vdiq babai i Unikkatilit

Vdiq babai i Unikkatilit

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil po përjeton ditë të vështira. Reperit të njohur i vdiq babai. Siç njoftoi ai përmes një postimi në Instagram, babai i tij vdiq të enjten.

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594”, shkroi ai në Instagram, transmeton rtv21.tv

Unikkatil jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media