Unikkatili i gatshëm t'i ndihmojë Shqipërisë

Unikkatili i gatshëm t’i ndihmojë Shqipërisë

Reperi i njohur, Viktor Paloka, i cili njihet me nofkën Unikatil ka mbetur i pikëlluar për fatkeqësinë natyrore që dje e ka goditur Shqipërinë.

Në shenjë solidarizimi, Unikatili ka treguar se klubi ku ai do ta mbajë koncertin e tij më 30 nëntor do t’i dhurojë nga 5 franga për secilën biletë. Si një plus të kësaj, ai ka vendosur që secilës biletë të ofruar 5 franga nga klubi, ai vetë do t’i dhurojë nga 5 franga.

”Me dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë 😥!! @avalonclubluzern ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga”, ka shkruar reperi në Instagram.

Që nga dita e djeshme kur Shqipëra u trondit me fatkeqësinë natyrore, emra të njohur të skenës muzikore shprehën vullnetin e tyre për t’i dalë në ndihmë popullit shqiptar, duke i hapur dyert e shtëpive të tyre për të prekurit nga tërmeti.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia.

Raportohet se deri tani mbetën të vdekur 32 persona në Shqipëri nga ky tërmet. Në Shqipëri toka u lëkund përsëri sot në ora 15:46.  Lëkundjet ishin  më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media