Ai theksoi se nuk ka nevojë të nxitoni emërimet tani

Ai theksoi se nuk ka nevojë të nxitoni emërimet tani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christin Heldt ka thënë se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së noterëve në Kosovë, duke e vlerësuar këtë si lajm të mirë.

Heldt përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ky union do të jap mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare.

“Lajme të mira nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedave me palët e interesuara këtu, UINL-ja ka konfirmuar se do të marrë pjesë në rinisjen e procesit të përzgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japë mbështetje të mëtejme bazuar në standardet ndërkombëtare. Andaj, s’ka nevojë për nguti në emërime. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai.

Lidhur me procesin e emërimit të noterëve ka pasur shumë reagime në publik lidhur me dyshimet se pati konflikt interesi gjatë procesit të përzgjedhjes së noterëve./21Media