Mourinho e dëshiron Varanen në ekipin e tij

Mourinho e dëshiron Varanen në ekipin e tij

Manchester United është gati që të bëjë një ofertë e cila peshon 60 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, raporton Diario Gol.

Jose Mourinho dëshiron që ta forcoj repartin defanziv në ekipin e tij dhe mbrojtësi francez, Raphael Varane është zgjidhja për këtë punë sipas strategut portugez.

Mbetët të shihet se sa do t’i rezistojnë ofertës 60 milionëshe drejtuesit e Realit dhe a do ta shesin francezin gjatë verës në United./21Media