United 60 milionë euro për talentin e Fulham
12 Shkurt 2019
Djajtë e Kuq synojnë të përtërijnë edhe më shumë skuadrën me lojtarë të talentuar
Loading...
Djajtë e Kuq synojnë të përtërijnë edhe më shumë skuadrën me lojtarë të talentuar
Manchester United është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për të transferuar në “Old Trafford”, mesfushorin e talentuar të Fulhamit, Ryan Sessegnon.
18-vjeçari ka rënë në sy falë paraqitjeve të mira në këtë sezon, edhe pse skuadra e tij gjendet në fundin e tabelës.
Sessegnon është rritur në akademinë e skuadrës londineze, ndërkohë që për të interesohen edhe rivalët e United, Manchester City si dhe Tottenham.
Kontrata e mesfushorit me Fulhamit skadon në verën e vitit 2020 dhe pikërisht gjatë kësaj vere Djajtë e Kuq do të tentojnë ta transferojnë atë në Old Trafford.
Loading...