Neville beson se Solskjaer dëshiron një sulmues si ai i Liverpoolit ose i Tottehnamit

Neville beson se Solskjaer dëshiron një sulmues si ai i Liverpoolit ose i Tottehnamit

Legjenda e Manchester United, Gary Neville tha se trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron ndonjë sulmues si Roberto Firmino ose Heung-min Son.

United lejoi shitjen e Romelu Lukakut gjatë afatit veror, ndërsa si qendërsulmues mbeten Anthony Martial dhe Marcus Rashford, të cilët nuk po munden të bëjnë punën siç duhet.

Neville beson që tekniku norvegjez kërkon një qendërsulmues si sulmuesi i Liverpoolit ose i Tottenhamit.

“Mendoj që United dëshiron një sulmues si Firmino ose Son. Solskjaer dëshiron këtë tip të lojtarit. Nuk mendoj që dëshiron ndonjë sulmues si Lukaku ose Costa. Ole nuk dëshiron ndonjë sulmues që mund të shënoj vetëm gola, pasi Lukaku mund të bënte këtë gjë”, deklaroi ai.

United ndeshjen e fundit barazoi me Liverpool, ndërsa për momentin është në vendin e 14-të me 10 pikë.