United dhe City ndihmojnë familjet e viktimave në Mançester

Klubet e njohura paguajnë një milion funta për familjet e viktimave në Mançester

Klubet e futbollit të Mançesterit United dhe City njoftuan të enjten se së bashku do të paguajnë një milion funta në fondin për ndihmë familjeve të viktimave të sulmit në Mançester. “Ne paraqesim përgjigje unike ndaj kësaj tragjedie”, tha drejtori ekzekutiv i Manchester United Ed Vuduord.

Fondi për ndihmë familjeve është themeluar nga Kryqi i Kuq i Britanisë së Madhe pas sulmit në Manchester në të cilin humbën jetën 22 persona dhe 64 të tjerë u plagosën.

Sulmi ka ndodhur të hënën mbrëma në arenën në Manchester gjatë koncertit të pop këngëtares amerikane Ariana Grande. Sipas BBC, deri më tash janë grumbulluar më shumë se tre milionë funta.

Ndërsa, në Britani të Madhe sot është mbajtur një minutë heshtjeje për viktimat në sulm.

Back to top button