Të interesuar për Ruiz janë edhe Barcelona e Reali

Të interesuar për Ruiz janë edhe Barcelona e Reali

Manchester United janë të interesuar për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Që kur i është bashkuar Napolit nga Real Betis-i, mesfushori spanjoll ka impresionuar të gjithë. Ai u bashkua me Napolin në vitin 2018, për 26 milionë euro.

Sipas disa mediave italiane “Djajtë e Kuq”, duan që verën e ardhshme ta transferojnë 23 vjeçarin dhe Napoli është i gatshëm ta shesë për 87 milionë euro.

Klube të interesuara për të janë edhe dy gjigantët spanjoll Barcelona e Real Madrid./21Media