Erikseni dëshiron të largohet në afatin e janarit

Erikseni dëshiron të largohet në afatin e janarit

Te Manchester United janë gati për të provuar përsëri të transferojnë mesfushorin e Tottenahmit, Christian Eriksen.

“Djajtë e Kuq”, do të provojnë ta transferojnë lojtarin në janar, pasi Real Madridi dështoi ta transferojë këtë verë.

Kjo i ka dhënë klubit anglez shpresë për ta transferuar danezin, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Eriksenit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe dëshiron të largohet nga Tottenhami në afatin e janarit.