United gati për një afat kalimtar të nxehtë në janar

United gati për një afat kalimtar të nxehtë në janar

Manchester United ka vendosur ta përforcojnë ekipin dhe pritet të shpenzojnë shumë për të sjell lojtar të ri në Old Trafford.

Njëri nga lojtarët kryesor që United këmbëngul ta transferojë është sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison.

Mediat angleze kanë raportuar se United tanimë ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë funteve që do ta dërgojnë në drejtim të Evertonit.

Vetë braziliani po e mirëpret një transferim në Old Trafford pasi dëshira e tij është të luaj në një skuadër më të madhe se Evertoni./21Media