United ka bërë ofertën e parë për Aubameyangin
18 Korrik 2019
United ka ofruar 62 milionë euro për sulmuesin
United ka ofruar 62 milionë euro për sulmuesin
Manchester United ka bërë ofertën e parë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas mediave në ishull, Arsenali është duke u munduar ta mbajë lojtarin larg rivalëve të tyre.
“Djajtë e Kuq” ka ofruar 62 milionë euro për sulmuesin me prejardhje nga Gaboni.
United ka nevojë për një sulmues të ri, pasi belgu Romelu Lukaku është pranë transferimit në “San Siro”.