United synon ta përforcojë mbrojtjen

United synon ta përforcojë mbrojtjen

Manchester United po punon për të përforcuar mbrojtjen duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Daily Expres raporton se “Djajtë e kuq” kanë piketuar mbrojtësin e Fulhamit.

Ai është Ryan Sessegnon, është vetëm 18 vjeç, madje ka shënuar dhe 22 gola me klubin nga Londra në 94 ndeshje si titullar.

Ndërkohë, për të ka shfaqur interesim dhe Manchester City dhe Tottenhami, që janë të gatshëm ta afrojnë Sessgnon në merkaton e verës.