Manchester United  ka mposhtur Chelsean, me rezultat 2-1, të dielën në kryederbin anglez

Manchester United  ka mposhtur Chelsean, me rezultat 2-1, të dielën në kryederbin anglez

Përballja e dy rivalëve të mëdhenj në ishull, ka dhënë një sfidë të madhe, veçmas në finish të ndeshjes. “Djajtë e Kuq” treguan forcën e tyre përballë kampionëve në fuqi, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes zhbllokoi lojën me golin e Willian (32’). Mirëpo, shtatë minuta më vonë, ekipi i Jose Mourinhos u kthye në lojë me golin e  Lukaku-t (39’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë e fortë u zhvillua edhe në fraksionin e dytë. Nikoqirët përmes Lingard (75’) gjetën golin e fitores.

Pas kësaj fitore, Manchester United rikthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, kurse, Chelsea renditet e pesta me 53 pikë të grumbulluara.