Mesut Ozil nuk është i kënaqur me gjendjen momentale tek Arsenali, andaj flitet për një largim nga Londra

Mesut Ozil nuk është i kënaqur me gjendjen momentale tek Arsenali, andaj flitet për një largim nga Londra

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho po planifikon një lëvizje shokuese në drejtim të mesfushorit të Arsenalit Mesut Ozil, raporton Daily Mirror.

Mesfushori gjerman me origjinë turke ka luajtur nën urdhërat e Mourinhos gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Real Madridit, dhe me vetëm 12 muaj të mbetura në kontratë gjatë qershorit, Topçinjtë mund ta shesin atë tek rivalët e Premier Ligës nëse oferta e ofruar është e mjaftueshme, shkruan rtv21.tv.

Ylli më i madh që i është shitur Manchesterit nga Arsenali është transferuar në kohën e Alex Ferguson, kur Robin van Persie u transferua në drejtim të Old Trafford, dhe fitoi Premier Ligën në sezonin e ardhshëm./21Media