‘Djajtë e Kuq’ kthejnë sërish interesimin për sulmuesin e Atleticos

‘Djajtë e Kuq’ kthejnë sërish interesimin për sulmuesin e Atleticos

Ndonëse afati kalimtar për futbollistë sapo është mbyllur, spekulimet për transferimin e tyre nuk ndalen asnjëherë.

Daily Star raporton sot se United, ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë funteve për sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Për francezin, United është interesuar edhe këtë verë, por ka marrë përgjigje negative nga Atletico Madrid që nuk ka pranuar ta shiste yllin kryesor të skuadrës.

Sipas medieve angleze, Jose Mourinho e do Griezmannin në ekip për sezonin tjetër.