Zidane kërkon transferimin e francezit

Zidane kërkon transferimin e francezit

Manchester United refuzoi ta ulë çmimin për yllin e skuadrës, Paul Pogba.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane kërkon transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu”. Afati kalimtar është mbyllur, mirëpo “Los Blancos”, dëshirojnë të rezervojnë lojtarin për afatin e janarit.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 dhe ka refuzuar kontratën e re nga “Djajtë e Kuq”.

Çmimi i Manchester United mbetet 179 milionë euro.

Pos gjigantit spanjoll, interesim për fituesin e Kupës së Botës ka gjiganti italian, Juventus.