Trajnerin norvegjez pritet të nënshkruajë kontratë me Djajtë e Kuq në fund të stinorit

Trajnerin norvegjez pritet të nënshkruajë kontratë me Djajtë e Kuq në fund të stinorit

Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë thjesht trajneri i përkohshëm i Manchester United.

Sipas medieve angleze, bordi drejtues ka vendosur që norvegjezi të emërohet trajner i skuadrës, por ky vendim nuk do të bëhet zyrtar para përfundimit të sezonit.

Një nga pronarët e klubit, Avram Glazer, foli gjatë me trajnerin pas fitores 3-0 me Fulhamin, duke qenë i bindur se Solskajer e meriton të vazhdojë në krye të “Djajve të Kuq”.

Familja Glazer ka pasur si objektiv trajnerin aktual të Tottenhamit, Maurizio Pochettino, të cilit do t’i ofrohej një kontratë e majme për ta shkëputur nga Spurs.

Por drejtuesit e klubit tashmë janë bindur plotësisht për aftësitë e Solskjaer, për punën e të cilit flasin vetë shifrat.

Që kur mori drejtimin e skuadrës në muajin dhjetor, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, United ka mundur të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara.

Barazimi i vetëm ishte ndaj Bunrley, 2-2 në Old Trafford.