Universiteti “Kadri Zeka” kujdeset për studentët në Luginën e Preshevës

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe  Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë.

Marrëveshja përfshinë edhe aspekte tjera për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në këtë universitet, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka”  do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në këto komuna me qëllim që përfitimet e mësimdhënësve të jenë të atij niveli që të kenë një ndikim më të madh në fushë veprimtarinë e tyre.

Ndërsa Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare./21Media

Back to top button