“UP-ja dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”

Dita e Universitetit të Prishtinës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë studentët, profesorët dhe gjithë stafin akademik, në 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Thaçi ka shkruar se Universiteti i Prishtinës ka luajtur një rol historik në ngjalljen e vetëdijes kombëtare dhe politike në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për liri e pavarësi.

“Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar. Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti gjithashtu ka shprehur respekt e konsideratë për të gjithë që përmes UP-së ndikuan pozitivisht edhe në rrafshin kombëtar, politik e shoqëror.

“Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi. /21Media 

 

Back to top button