UP në grevë, shtyn aktivitetet akademike për afat të pacaktuar

“Ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e mbështetë grevën në institucionet arsimore, ku si rrjedhojë ka shtyrë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të universitetit.

UP njofton se sot është thirrur takimi i kolegjiumit të dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.

“Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë në grevë.

Back to top button