Azemi: Shumë parregullsi në tenderim, po dëmtohen punëtorët

Azemi: Shumë parregullsi në tenderim, po dëmtohen punëtorët

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” protestuan sërish për shkak të pagës së ulët. Ata u mblodhën para objektit të rektoratit duke kërkuar që paga e tyre të jetë 350 euro.Edhe pse protesta ishte e qetë, kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat Jusuf Azemi u urdhërua të shkojë në polici për shkak të mos aprovimit të kërkesës për mbajtjen e protestës nga ana e policisë edhe pse, sipas tij,   kërkesën për protestë e kishte bërë tri ditë më parë.